1.
Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2300 gjoba në 24 orët e fundit
15.08.2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2,361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
Në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 83 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 39 aksidente që kanë përfunduar me persona të lënduar.
Po ashtu, sipas raportit të policisë, 22 persona janë arrestuar, prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona kanë filluar vuajtjen e dënimit.