Policia e Kosovës shqiptoi 2496 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash në trafikun rrugor dhe sigurinë publike në vend.
Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2496 gjoba për pjesëmarrësit në trafik, si pjesë e kontrolleve të rregullta për respektimin e ligjeve dhe rregullave të komunikacionit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj kohe janë evidentuar 65 aksidente trafiku, prej të cilave 27 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 38 kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të veprimeve operative, 8 persona janë arrestuar, 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 1 person është dërguar për vuajtje të dënimit, njofton policia.
Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në trafik dhe të kontribuojnë për sigurinë e përgjithshme në rrugët e vendit.