Policia e Kosovës shqiptoi 1456 gjoba në trafik brenda 24 orëve

16.12.2024

Policia e Kosovës ka raportuar për një numër të lartë të gjobave të shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar plot 1456 shkelje të rregullave të komunikacionit.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor:

  • 18 aksidente kanë përfunduar me lëndime të lehta dhe të rënda,
  • 26 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka njoftuar për 8 persona të arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të ndryshme ligjore.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, duke apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat për të parandaluar aksidentet dhe pasojat e mundshme të tyre.

Policia e Kosovës vazhdon të theksoi se respektimi i rregullave është thelbësor për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.