Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime
15.11.2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pacient është larguar nga Enti Special në Shtime dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është bërë i ditur nga një infermier mashkull kosovar, i cili punon në këtë institucion.
Sipas policisë, infermieri ka raportuar se pacienti ka dalë jashtë ambientit të Entit Special dhe nuk ka informacione për lëvizjet e tij të mëtejshme.
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë apeluar që nëse dikush ka informacion për vendndodhjen e pacientit të njoftojë menjëherë policinë për të siguruar kthimin e tij në institucion dhe mbrojtjen e shëndetit të tij.