Një burrë viktimë e dhunës në familje, rrahet nga gruaja dhe vajza e tij – ndërhynë policia

20.12.2025

Një burrë është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe vajza e tij në Prishtinë.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ato janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se një mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare-bashkëshortja dhe vajza e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.