Mjegulla e dendur në zonat e ulëta, Policia apelon shoferët për kujdes

20.12.2025

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes gjatë ngasjës së automjeteve, për shkak të dendësisë së mjeguklës në disa zona të vendit.

Policia e Kosovë ka bërë apel për të gjithë pjesmarrësit në komunikacion duke njoftuar se mjegulla është shfaqur në zonat ku pozita gjeografike është e ulët, andaj shoferët duhet të vëzhgojnë me kujdes rrugën për ndryshime të papritura, transmeton SuharekaOnline.

Policia poashtu udhëzon drejtuesit e automjeteve që gjatë këtyre zonave me mjegull të dendur, të përdorën dritat e mjegullës, sepse këto drita ndihmojnë në ndriçimin e rrugës dhe dukshmërinë e automjetit tuaj.

Tutje ne apel policia thekson që shoferët të mos shpejtojnë, sepse mjegulla krijon iluzion optik duke krijuar bindje që po ngasim më ngadalë.