Mbi 130 aksidente dhe 2498 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

08.08.2025

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditura statistikat për aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Janë regjistruar 41 aksidente me të lënduar dhe 95 aksidente të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar kontrollet në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2,498 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit.