Inspektorati i Punës: Kompania ku vdiq 34-vjeçari ishte gjobitur dhe i ishte ndaluar puna për shkelje të rënda

30.10.2025

Inspektorati i Punës ka reaguar pas vdekjes së 34-vjeçarit në Prizren, që ra nga skeletet e një ndërtese.

Inspektorati thotë se kompania përgjegjëse ishte gjobitur dy herë më parë për shkelje të rënda të dispozitave për siguri në punë dhe madje i ishte ndaluar përkohësisht edhe puna.

“Gjatë inspektimit të fundit, për shkak të shkeljeve të rënda të dispozitave për siguri dhe shëndet në punë, ishte marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve dhe ishte shqiptuar gjobë ndaj subjektit.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi ligjor, subjekti nuk e kishte respektuar ndalimin dhe kishte vazhduar punimet në kundërshtim me urdhrin e inspektoratit, për çka i ishte shqiptuar edhe një gjobë tjetër”, thuhet në reagim.