I ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arrestohet një person

23.01.2024

Një person është arrestuar pasi i ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valide. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:35, në Han të Elezit. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i […]

I ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arrestohet një person Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valide.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:35, në Han të Elezit.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valide. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.