Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

22.04.2024

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vushtrrisë.

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Ilmi Prekazi.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur një njësi e emergjencës, që e ka konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai.