26 vjet nga masakra e familjes Gërxhaliu, sot akademi përkujtimore
Sot shënohen 26 vjet nga masakra e tmerrshme e kryer ndaj familjes Gërxhaliu nga Vushtrria.
Në kujtim të kësaj dite të dhimbshme, sot do të mbahet një Akademi Përkujtimore.
Kjo ngjarje përkujtimore organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, për të nderuar viktimat e masakrës serbe ndaj familjes së Selatin Gërxhaliut.
Sipas njoftimit, sot, më 31 maj 2025, në orën 10:00 do të bëhen homazhe pranë varrezave të martirëve në Studime. Më pas, në orën 12:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Kjo ditë shërben si një kujtesë e hidhur e krimeve të luftës dhe humbjeve të mëdha që ka pësuar popullsia e Kosovës gjatë konfliktit. Përmes aktiviteteve përkujtimore, synohet të ruhet gjallë kujtimi i viktimave dhe të nderohet sakrifica e tyre.