Dy qytetarë dorëzojnë 1,950 euro në Stacionin Policor në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur dhe dorëzuar një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec.
Në total, të dy qytetarët kanë dorëzuar 1.950 euro, të cilat më pas iu janë kthyer pronarit, i cili gjithashtu ishte paraqitur në polici për të raportuar humbjen e tyre.
“Dy qytetarë dorëzojnë 1950 euro në Stacionin Policor në Rahovec
Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec.
Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro,ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro.
Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human.” thuhet në njoftimin e policisë.