URIME USHTRIA KOSOVË!

12.12.2018

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, moment më i rëndësishëm historik është formimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe ndihma e jashtëzakonshme e superfuqisë botërore Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga aspketi i sigurisë kombëtare formimi i ushtrisë për një shtet të pavarur është krejtësisht normale dhe parashtron nevojen për krijimin e stabilitetit […]

URIME USHTRIA KOSOVË!

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, moment më i rëndësishëm historik është formimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe ndihma e jashtëzakonshme e superfuqisë botërore Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga aspketi i sigurisë kombëtare formimi i ushtrisë për një shtet të pavarur është krejtësisht normale dhe parashtron nevojen për krijimin e stabilitetit rajonal politik të Republikës së Kosovës karshi shteteve fqinjë, sepse vetem krijimi i një shteti të sigurt me organe profesionale të sigurisë nënkupton dinjitetin e shtetit dhe respektimin e ndërsjellë të shteteve në përgjithsi.

Formimi të ushtrisë së Kosovës nuk po niset dhe po bëhet sot sepse si proces ka filluar qysh ne aspiratat e para të popullit Kosovar për liri dhe pavarësi me krijimin e UÇK-së si forcë Çlirimtare e Kosovës e cila e shpartalloi okupatorin serb nga Kosova në luften 97-99, nga kontributi i jashtëzakonshem i rënve për lirinë e Kosovës dhe i popullit Kosovar në përgjithsi.

Krijimi i sigurisë shtetërore nuk njeh dallime as politike as etnike apo ndonje shkak tjtër shoqëror, për mbrojtjen e interesave shtetërore kërkohet unitet i popullit dhe sferës politike për shndërrimin e vullnetit të kahmotshëm ushtarak në Ushtrinë e Kosovës që sot do të njihet vetem për rolin e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjërë sikurse të gjitha shtetet tjera sovrane.

Spektri politik në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë duhet ta ketë pasur të qartë se formimi i shtetit të pavarur pa ushtrinë e sajë është i mangët, tani që në këto ditë pritet të zyrtarizohet Ushtria e Kosovës përmbushet misioni i luftëtarve të UÇK-së për liri dhe pavarësi, përmbushet misoni i kontribusve me të mdhenjë të pavarsësisë së Kosovës nga spektri politik Kosovar, përmbushet misioni i dëshmorëve të vendit, i invalidëve të luftës, viktimave civile të luftës dhe popullit Kosovar në përgjithsi.

Krijimi i ushtrisë është me të vërtet moment historik që e përjeton një popull, dhe populli Kosovar sot e përjeton një ndjesi të veçantë kur po kriojohet një ambient jetësor i sigurtë brenda territorit të vendit.
Mirnjënjohje të thellë dëshmorëve të rënë për liri dhe pavarësi të Kosovës, invalidëve të luftës, veteranëve të vërtet të luftës, viktimave të luftës, miqëve ndërkombëtar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti për rolin aktiv dhe ndihmën e pakursyer ndaj vendit tonë.

Me respekt,
Ma.sc. Jeton Rrakaqi

Etiketat

Ofertat e fundit