08.07.2019, 10:21

Mirë se vini mërgimtar!

Të dashur motra dhe vëllezër mërgimtar, duke njohur dhe respektuar deri në përulje kontributin tuaj për shoqërinë dhe shtetin në rrethana të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, duke ju konsideruar themeli i shtetit dhe lirisë së vendit tonë ju bëjë apel- thrrje- lutje që të respektoni rregullat e komunikacionit, që të respektoni ligjet, sepse duke respektuar normat juridike ju mbroni jetën tuaj.

Të dashur bashkqytetar ju që jeni rezident, ju lutem të evitoni daljet tuaja të panevojshme në rrugë, ju lutem duhet t’u lejojmë dhe krijojmë më shumë hapsirë mërgimtarëve tanë.

Te nderuar drejtues të policisë në komunën tonë, duke respektuar dhe vlerësuar kontributin tuaj në funksion të zbatimit të ligjit dhe realizimit të sigurisë publike, ju bëjë apel që të jeni rigoroz në zbatimin e ligjeve.

Të dashur mërgimtar uroj të kaloni mirë në pushime!
Me respekt; Aziz Bytyqi!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.