Koalicioni i “Shpresës”

28.12.2019

Shkruan – Zenun Rusi Erdhi edhe kjo punë që ndoshta nga perfundimi i zgjedhjeve, bisedimet për koalicon në mes të VV-së dhe LDK-së po përcillen me batuta në mes të zyrtarëve të dy subjekteve politike fituese të zgjedhjeve. Njëra po i mshon thumbit, tjetra patkoit. E gjitha kjo po ndodh jo për diçka kombëtare, por […]

Koalicioni i “Shpresës” Foto: Zenun Rusi

Shkruan – Zenun Rusi

Erdhi edhe kjo punë që ndoshta nga perfundimi i zgjedhjeve, bisedimet për koalicon në mes të VV-së dhe LDK-së po përcillen me batuta në mes të zyrtarëve të dy subjekteve politike fituese të zgjedhjeve. Njëra po i mshon thumbit, tjetra patkoit. E gjitha kjo po ndodh jo për diçka kombëtare, por thjesht për marrje te pushtetit. Është e qartë se Albini po dëshiron të ulet në fotelen e kryeministrit, të dytë po mundohen me cdo kusht ta merrin këtë pozitë sepse presidenti as që llogaritet si pengesë e koaliocionit. Mometalisht Albini po ndodhet nën “edigë”. E kjo
“edigë” është e popullit qe ja dhënë besimin. Në anën tjetër me fol ka del shpirti edhe Vjoses a ka i pëlqen kjo pozitë, e cila tani po e llogarit veten që është nën mbrojtje të ” Emirës” qe sipas mitologjisë janë tri gratë që përcaktojnë fatin e foshnjës rrethj djepit, natën e tretë pas lindjes. E tani për fatin e të dyve do të vendos ” Adonisi” që sipas fenikasve “Adon” – sundimtar, kush tjeter pos Arta Rama – Hajrizi, nana e kushtetutes. Të dyte janë kapur pamarrparasysh sakrificave, idealeve që kanë premtuar gjatë fushatës. Por me siguri po i harrojnë ato gjera dhe te dy po kanë synim që ta marrin ” Bashken e Artë” , sigurisht kjo i ka joshur së tepërmi dhe dihet që ” Shiu i Artë” derdhet ne xhepat e tyre, kështu sipas mitologjisë.
Por me së miri është që të ketë ndonjë ndërhyrje dhe të dilet nga kjo gjendje dhe në mesin e të dyve të përfitoj i treti, se dihet se Kosova mundet me qeverisë edhe nëse as Albin Kurti e as Vjosa nuk do të jetë Kryeministër, sepse as njëri as tjetri nuk i kanë mbjellur “Dhëmbët e Drangoit”, dhe asnjëri prej të dyve ku vetëm për pushtet po i harrojnë kohën e kaluar të luftës mos të mendojnë se do të shkelin te “Fushat e Elizeut”