Rusia godet Kievin me raketa balistike, një i vdekur dhe të paktën 14 të plagosur
Rusia ka ndërmarrë një sulm të madh me raketa balistike ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, gjatë natës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 14 të tjerëve.
Foto: Ilustrim
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin si një nga goditjet më të mëdha me raketa balistike ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.
Sipas ushtrisë ukrainase, mbrojtja ajrore arriti të rrëzojë 18 nga 41 raketat e lëshuara, ndërsa u neutralizuan edhe 108 dronë rusë.
Në anën tjetër, Ukraina njoftoi se ka vazhduar sulmet ndaj objektivave ruse, duke bërë të ditur se dronët ukrainas goditën dy cisterna të naftës ruse në Detin e Zi. Situata në front mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes dy vendeve vazhdojnë.
