Trump shpall armëpushim dyjavor me Iranin: Kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i Donald Trump ka njoftuar arritjen e një armëpushimi dyjavor me Iranin, vetëm pak para skadimit të ultimatumit të vendosur ndaj Teheranit.
Sipas deklaratës së tij, marrëveshja është kushtëzuar me hapjen e menjëhershme dhe të sigurt të Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.
Trump bëri të ditur se vendimi për pezullimin e sulmeve erdhi pas konsultimeve me liderë të Pakistanit, përfshirë kryeministrin Shehbaz Sharif dhe shefin e ushtrisë Asim Munir, të cilët kërkuan shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë arritur tashmë objektivat kryesore ushtarake dhe janë pranë një marrëveshjeje përfundimtare për paqe afatgjatë me Iranin.
Ai shtoi se një propozim me 10 pika nga pala iraniane konsiderohet bazë e negociatave, ndërsa periudha dyjavore do të shfrytëzohet për finalizimin e marrëveshjes.
Më herët gjatë ditës, Trump kishte paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk do të hapte Ngushticën e Hormuzit brenda afatit të caktuar, duke theksuar rrezikun e një përshkallëzimi të madh në rajon.
