Trump pezullon sulmet ndaj Iranit: Fillojnë bisedimet për paqe
Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-ja dhe Irani kanë nisur bisedime “produktive” për t’i dhënë fund armiqësive në Lindjen e Mesme. Përmes një postimi në Truth Social, ai bëri të ditur se qëllimi është arritja e një zgjidhjeje të plotë dhe përfundimtare mes dy vendeve.
Foto: Ilustrim
Si shenjë e vullnetit të mirë, Trump ka urdhëruar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane. Ky pezullim i sulmeve do të zgjasë për një periudhë pesëditore, në varësi të ecurisë së negociatave.
Presidenti theksoi se bisedimet e detajuara do të vijojnë gjatë gjithë javës. Ai e bëri të qartë se hapat e mëtejshëm ushtarakë do të varen plotësisht nga suksesi i këtyre diskutimeve diplomatike që po mbahen aktualisht.
