SHBA aktivizon flotën e dronëve në operacione kundër Iranit
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë realizuar gjatë natës sulme me dronë njëdrejtimësh ndaj objektivave në Iran, si pjesë e operacionit ushtarak të koduar “Epic Fury”.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), ky veprim shënon një fazë të re në përdorimin e teknologjisë së dronëve në operacione luftarake.
Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi CENTCOM filloi për herë të parë përdorimin e dronëve ajrorë me kosto të ulët në misione aktive, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë ushtarake amerikane.
Komandanti i CENTCOM, admirali Brad Cooper, deklaroi se aktualisht qindra dronë amerikanë janë të integruar plotësisht në operacione sulmuese dhe mbrojtëse kundër Iranit.
Ai theksoi se këto sisteme operojnë në të gjitha dimensionet – në ajër, në det, nën det dhe në tokë – në funksion të përmbushjes së objektivave ushtarake të SHBA-së.
