Ronaldo thotë se Liga Pro Saudite është më e mirë se Ligue 1 e Francës

19.01.2024

Cristiano Ronaldo beson se Liga Profesionale Saudite tashmë është superiore ndaj Ligue 1 të Francës. Ylli portugez nënshkroi për Al-Nassr në janar të vitit të kaluar dhe më vonë iu bashkuan në Arabinë Saudite yjet tjerë si Sadio Mane, Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho, Allan Saint-Maximin, Edouard Mendy e Kalidou Koulibaly. Shumë tifozë u befasuan […]

Ronaldo thotë se Liga Pro Saudite është më e mirë se Ligue 1 e Francës Foto: Ilustrim

Cristiano Ronaldo beson se Liga Profesionale Saudite tashmë është superiore ndaj Ligue 1 të Francës.

Ylli portugez nënshkroi për Al-Nassr në janar të vitit të kaluar dhe më vonë iu bashkuan në Arabinë Saudite yjet tjerë si Sadio Mane, Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho, Allan Saint-Maximin, Edouard Mendy e Kalidou Koulibaly.

Shumë tifozë u befasuan kur ish-sulmuesi i Real Madridit, Juventusit dhe Manchester Unitedit u zhvendos në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, ai beson se ishte një e mirë më shumë – si për të ashtu edhe për zhvillimin e futbollit saudit.

Ronaldo mori pjesë në “Globe Soccer Awards” në Dubai të premten. Para se të jepeshin çmimet kryesore, reprezentuesi i Portugalisë u përgjigj në disa pyetje.

Ronaldo u pyet për disa nga reagimet e publikut ndaj lëvizjes së tij te Al-Nassr dhe sesi ai ishte në gjendje të kthente çdo negativitet në motivim.

“Mendova se do të ishte një e mirë më shumë për mua. Pse të mos i jepni një shans një vendi tjetër?”, u përgjigj ai.

“Me futbollin tim, me pasionin tim… të ndryshoj mentalitete, pse jo? Unë jam i aftë ta bëj këtë. Nuk po tregohem arrogant, por e thashë këtë një vit më parë. Gjërat ndryshojnë, bota ndryshon, futbolli ndryshon, rregullat ndryshojnë, gjithçka ndryshon. Pra, lëvizja ime, mendoj se ishte një lëvizje e mirë. Ndihem shumë i lumtur. Shumë lojtarë u transferuan atje. Tani trajnerë, drejtorë, madje edhe nutricionistë po lëvizin atje. Sauditët janë në një proces që do të zgjasë, por hap pas hapi do të arrijmë nivelin më të lartë. Unë besoj se ata do të jenë në tre ose katër më të mirët në botë. Hap pas hapi, mendoj se do ta arrijmë atë”, shtoi “CR7”.

I pyetur se ku është niveli aktualisht, Ronaldo u përgjigj: “Niveli tani? Të jem i sinqertë, mendoj se liga saudite nuk është më e keqe se liga e Francës për mendimin tim. Në ligën franceze, mendoj se keni dy-tre skuadra me një nivel të mirë. Në Arabinë Saudite, mendoj se është më konkurruese. Ata mund të thonë çfarë të duan. Ky është vetëm mendimi im dhe unë kam luajtur atje për një vit, kështu që e di se për çfarë po flas. Por unë mendoj se tani jemi më mirë se liga e Francës”.