Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
17.04.2026
Irani ka njoftuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, duke lejuar qarkullimin e lirë detar gjatë periudhës së armëpushimit në rajon.
Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se kjo masë është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit dhe koordinimet e mëparshme me autoritetet detare iraniane.
Sipas tij, kalimi në këtë korridor strategjik do të mbetet i hapur deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.
