Mbappe diskuton detajet e fundit me Realin për transferimin në “Bernabeu”

21.02.2024

Ylli francez, Kylian Mbappe, është duke i finalizuar detajet e kalimit te Real Madridi.

Mbappe diskuton detajet e fundit me Realin për transferimin në “Bernabeu” Foto: Ilustrim

Mbappe ka në dorë propozimin zyrtar për kontratë me Realin që nga janari, ndërsa aktualisht janë duke u diskutuar detajet përfundimtare.

Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, nuk ka negociata mes Mbappes dhe ndonjë klubi tjetër deri më tani, pasi fokusi i plotë është drejt Realit.

Bëhet e ditur se paga fikse e Mbappes do të jetë e ngjashme me yjet e tjerë të Realit si Vinicius dhe Bellinghamit.