Sonte ‘El Clasico’ Real-Barça, mund të përcaktohet titulli i kampionit

21.04.2024

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni.

Sonte ‘El Clasico’ Real-Barça, mund të përcaktohet titulli i kampionit Foto: Ilustrim

Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona, do të përplasen në ‘Bernabeu’ në sfidën e njohur prej vitesh si ‘El Clasico’.

Duelet mes ‘Los Blancos’ dhe katalonasve, gjithnjë sjellin sfida drithëruese, e një e tillë parashikohet të luhet edhe sonte në kryeqytetin e Spanjës.

Të besuarit e Carlo Ancelottit në këtë ndeshje hyjnë me avantazhin prej tetë pikësh, ndërsa për skuadrën e Xavi Hernandez kjo ndeshje është më e rëndësishme pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

La Liga është trofeu i vetëm që ende është në lojë për ‘Blaugranat’, pavarësisht diferencës prej tetë pikësh nga madrilenët.

Derbi më i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës fillon në orën 21:00.