Malisheva debuton në garat evropiane ndaj Buducnost, formacionet zyrtare

11.07.2024

Malisheva do të luajë ndaj Buducnostit në raundin e parë të Ligës së Konferencës, që është debutim për klubin tonë në garat ndërkombëtare.

Malisheva debuton në garat evropiane ndaj Buducnost, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida e zuri vendin e katërt në Superligën e Kosovës dhe fitoi të drejtën të luajë në Ligën e Konfenecës.

Qëndrim Kida ka vendosur të luajë me Ronaldo Sobowalen, Altin Aliun dhe yllin e skuadrës, Drilon Hazrollajn.

Agon Xhaka dhe Dren Kryeziu janë në qendër të mbrojtjes, ndër Pira dhe Veliu në krahë.

Mesfushës do t’i prijë dyshja Etnik Brruti dhe Donat Vitija.

Malisheva: Velii, Veliu, Xhaka, Kryeziu, Pira, Ferati, Brruti, Vitija, Aliu, Sobowale, Hazrollaj.

Buducnosti: Mijatovic, Grivic, Serlkov, Orahovac, Gosevic, Brnovic, Vukotic, Bulatovic, Bojovic, Perisic, Ivanovic.