Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2023 

16.01.2024

Sulmuesi Lionel Messi e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2023 edhe nga shtëpia e futbollit, FIFA. Njësoi si në garën për Topin e Artë, argjentinasi mposhti Erling Haalandun dhe Kylian Mbappen. Pas suksesit me Argjentinën, Messi u zgjodh lojtari më i mirë në botë, pavarësisht që s’ishte i […]

Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2023  Foto: Ilustrim

Sulmuesi Lionel Messi e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2023 edhe nga shtëpia e futbollit, FIFA.

Njësoi si në garën për Topin e Artë, argjentinasi mposhti Erling Haalandun dhe Kylian Mbappen.

Pas suksesit me Argjentinën, Messi u zgjodh lojtari më i mirë në botë, pavarësisht që s’ishte i pranishëm në ceremoni shkaku që vendosi të qëndrojë te Inter Miami.

Ndërkohë, Messi u bë gjithashtu lojtari i parë dhe i vetmi që është pjesë e formacionit më të mirë në botë për 17 vite.