Irani po e shfrytëzon Ngushticën e Hormuzit për të rritur presionin ndaj SHBA-së

14.07.2026

Irani po arrin të krijojë një avantazh strategjik ndaj Shteteve të Bashkuara duke e shfrytëzuar situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Irani po e shfrytëzon Ngushticën e Hormuzit për të rritur presionin ndaj SHBA-së Foto: Ilustrim

Sipas një analize të BBC-së, Teherani po e kthen edhe një herë këtë ngushticë në një zonë të ndjeshme për lundrim. Anijet që kalojnë aty po përballen me rregulla të reja, duke u orientuar të lundrojnë përgjatë korridorit verior, ku mund t’i nënshtrohen inspektimeve dhe madje të paguajnë tarifa.

Analiza thekson se Irani po vazhdon gjithashtu sulmet me dronë dhe raketa ndaj aleatëve arabë të SHBA-së në rajon, duke synuar vendet që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Sipas BBC-së, edhe pse një bllokadë detare amerikane do të dëmtonte ekonominë iraniane, Teherani llogarit se çdo pengesë në Ngushticën e Hormuzit do të ndikonte në tregjet botërore, duke rritur çmimet e naftës dhe duke shkaktuar pasoja ekonomike e politike në nivel global.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More