Fetiu i KB Yllit: Atmosfera brenda klubit është shumë e mirë, shpresojmë në fitore ndaj Sigal Prishtinës

12.02.2020

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, në kuadër të “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë veçse ka filluar nga ora 14:00, ku po përballet AS Prishtina ndaj Dritës në kuadër të Ligës së Parë. Ndërsa ndeshja e dytë e kësaj dite do të jetë […]

Fetiu i KB Yllit: Atmosfera brenda klubit është shumë e mirë, shpresojmë në fitore ndaj Sigal Prishtinës Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, në kuadër të “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë veçse ka filluar nga ora 14:00, ku po përballet AS Prishtina ndaj Dritës në kuadër të Ligës së Parë.

Ndërsa ndeshja e dytë e kësaj dite do të jetë ajo e Bashkimit ndaj Feronikelit me fillim prej orës 16:30.

Ndërkohë, ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit prej orës 19:00.

Para kësaj ndeshjes është dekalruar zevëndës trajneri i Yllit, Egzon Fetiu.

Ai për Gazetën Blic ka deklaruar që do të jetë një ndeshje e zjarrtë dhe se klubi nga Suahreka është shumë e përgatitur për këtë ndeshje.

“Atmosfera brenda klubit është shumë e mirë vetë fakti që i kemi fitu 6 ndeshje radhazi tregon që jemi në një seri shumë të mirë. Skuadra është e kompleutar dhe gjasat tona për rezultat pozitiv në këtë ndeshje janë të mëdha, mirëpo çdo gjë do të vendoset brenda ‘parketit’, atje ku skuadra më e mirë do të triumfojë” deklaroi, Fetiu.