Cristiano Ronaldo humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve, diagnostifikohet me infeksion…!

15.09.2024

Cristiano Ronaldo është diagnostifikuar me një infeksion, dhe nuk do të udhëtoj me skuadrën e Al Nassr në Irak, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi saudit përmes një deklarate në rrjetet sociale.

“Kapiteni i Al Nassr , Cristiano Ronaldo nuk ndihej mirë sot dhe u diagnostikua me një infeksion viral.

Mjeku i ekipit konfirmoi se ai duhet të pushojë dhe të qëndrojë në shtëpi. Si rezultat, ai nuk do të udhëtojë me ekipin sot për në Irak. Ne i urojmë kapitenit tonë një shërim të shpejtë.”, thuhet në njoftimin e Al Nassr.

https://twitter.com/AlNassrFC/status/1835221095529451727