Bisedimet SHBA–Iran dështojnë, mungon marrëveshja pas 21 orësh negociata

12.04.2026

Bisedimet e fundit të paqes mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad kanë përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje, pas rreth 21 orësh diskutimesh intensive.

Sipas autoriteteve iraniane, negociatat u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi disa çështje kyçe.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se SHBA “nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian”, duke shtuar se tani Uashingtoni duhet të vendosë nëse është i gatshëm ta ndërtojë këtë besim.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Iranit tha se palët mbetën të ndara në “dy ose tre çështje të rëndësishme”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Zëdhënësi Esmaeil Baghaei konfirmoi se bisedimet nuk prodhuan marrëveshje.