Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm

23.05.2024

Trajneri gjerman, Hansi Flick thuhet se do të bëhet trajneri i ri i Barcelonës, duke zëvendësuar Xavi Hernandezin, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm Foto: Ilustrim

Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me ish-trajnerin e Bayernit, i cili do të pasojë Xavin dhe largimi i të cilit është mjaft i sigurt pas xhiros së fundit të ligës.

Flick prezantoi një plan të qartë për drejtuesit e Barcelonës, i cili thuhet se ka kënaqur presidentin Joan Laporta, i cili i ka dhënë besim të plotë.

Sipas mediumit Diario AS, është arritur një marrëveshje mes palëve dhe Flick do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën.

Trajneri gjerman është pa punë që nga viti i kaluar, kur u shkarkua nga detyra si trajner i Gjermanisë.

Para kësaj, 59-vjeçari drejtoi me shumë sukses Bayern Munich, me të cilin fitoi gjashtë trofe në vetëm një sezon.