Zbulimi i laboratorit të drogës në Shirokë, arrestohet edhe një shtetas i Turqisë

22.03.2022

Policia e Kosovës me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e mullirit në fshatin Shirokë të Suharekës ishte zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg. Po ashtu, ishin zbuluar edhe substancë të […]

Zbulimi i laboratorit të drogës në Shirokë, arrestohet edhe një shtetas i Turqisë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e mullirit në fshatin Shirokë të Suharekës ishte zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg.

Po ashtu, ishin zbuluar edhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, e po ashtu në vendin e ngjarjes ishin zënë në flagrancë gjashtë të pandehurit.

E lidhur me këtë rast të zbulimit të larboratorit të drogës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, më 18 shkurt, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.02.2022.

Katër nga të dyshuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova L M.V, A.R., M.V., E.M., F.M., A.M., dhe E.D., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer vepra penale.