Vuri në qarkullim mbi 3 mijë dollarë amerikan të falsifikuara, një muaj paraburgim për prizrenasin

  • 25.08.2022
Vuri në qarkullim mbi 3 mijë dollarë amerikan të falsifikuara, një muaj paraburgim për prizrenasin

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 23.08.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 23.09.2022, ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsfikimi i parasë nga neni 296 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:


Me datë 23 gusht, në orët e mesditës, duke ditur se paraja është e falsifikuar  vë në qarkullim kartëmonedhat dollar Amerikan në atë mënyrë që i pandehuri personit ……, i shet 3,250 dollar Amerikan në këmbim të 1000 eurove para origjinale.


Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, faktin i pandehurit është kapur në flagrancë duke i ndërmarrë veprimet e veprës penale për të cilën dyshohet.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh edhe karakterin personal të të pandehurit, i cili në bazë të evidencës penale është i evidentuar edhe më herët si kryerës i më shumë veprave penale që kanë për qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Nga të lartcekurat, të pandehurit B.K., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, arratisjes së të pandehurit, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë