Vrasja në Prizren, iu vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj “Kobrës” dhe pesë të tjerëve

  • 02.02.2023
Vrasja në Prizren, iu vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj “Kobrës” dhe pesë të tjerëve

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe më 2 shkurt 2023 ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë A.V., B.M, J.B, K.G. dhe E. A,, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Në vendim thuhet se masa e paraburgimit ndaj të gjashtë pandehurve vazhdohet edhe për një muaj.


I pandehuri Hoxha po dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.

Ndërsa, të pandehurit tjerë po dyshohen për veprat penale pjesëmarrja në rrahje dhe manipulimi me prova.

Sipas këtij vendimi, gjykatësja e procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është e bazuar.

Në vendim thuhet se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrim në liri mund të fshihen apo arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu, në vendim thuhet se duke pasur parasysh se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, janë kryerës edhe të veprave të tjera penale të natyrës së ndryshme, tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprave penale dhe nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Ndryshe, me 3 janar 2023, rreth orës 04:00 pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerë.

Lokali i natës  në Prizren, ku nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria komunale e Inspektoratit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë