Vjedhje e rëndë në Shirokë të Suharekës, hajnat vjedhin pushkë, pistoletë e katër orë dore

16.07.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje më 15 korrik ankuesja femër kosovare, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë për të cilat posedon leje dhe katër orë dore. Po ashtu, nga Policia kanë bërë të […]

Vjedhje e rëndë në Shirokë të Suharekës, hajnat vjedhin pushkë, pistoletë e katër orë dore Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje më 15 korrik ankuesja femër kosovare, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë për të cilat posedon leje dhe katër orë dore.

Po ashtu, nga Policia kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sektuestruar 34 fishekë të kalibrit që nuk i përkasin armëve me leje përkatëse.

Ndërkaq, rasti është në procedurë hetimore.

“VJEDHJE E RËNDË / Fshati Shirokë, Suharekë- Me 15.07.2022 ankuesja femër  kosovare, ka raportuar se  persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpisë së saj dhe kanë vjedhur një pushkë gjueti, një pistoletë për të cilat posedon leje dhe katër orë dore. Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 34 fishekë të kalibrit që nuk i përkasin armëve me leje përkatëse, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.