Vjedhi rrymën, dështon të mbahet seanca gjyqësore ndaj qytetarit nga Suhareka

18.05.2021

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, B.K, e përfaqësuesit të palës së dëmtuar KEDS si dhe e dëshmitarëve, ka bërë që të dështojë të mbahet seanca gjyqësore e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë. Gjyqtari i rastit, Qemail Suka tha se të gjithë këta kanë qenë […]

Vjedhi rrymën, dështon të mbahet seanca gjyqësore ndaj qytetarit nga Suhareka Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, B.K, e përfaqësuesit të palës së dëmtuar KEDS si dhe e dëshmitarëve, ka bërë që të dështojë të mbahet seanca gjyqësore e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë.

Gjyqtari i rastit, Qemail Suka tha se të gjithë këta kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, porse të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I vetmi dëshmitar që prezantoi në seancë ishte Xh.K, ndërsa i pranishëm ishte edhe prokurori Ramadan Koro.

Në këto rrethana, gjyqtari Qemail Suka ka vendosur të shtyj seancën, ndërsa të radhës e ka caktuar për 1 qershor 2021, në ora 9:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 13 dhjetor 2018, B.K po akuzohet se nga data e pa vërtetuar e deri më 3 tetor 2018, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, përfiton nga shërbimi komunal përmes rrjetit përçues të rrymës apo mjetit të shpërndarjes.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, B.K e ka bërë ashtu që pa autorizim të shfrytëzuesit të autorizuar ka shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë direkte jashtë njehsorit elektrik, me ç’rast energjia e shpenzuar nuk është regjistruar, ashtu që ndërmarrjes së dëmtuar KEDS i ka shkaktuar dëm material.

Me këto veprime, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale” nga neni 320 i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi/