Vetura godet fëmijën 8-vjeçar në rrugën Mamushë – Suharekë

13.11.2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur dhjetëra aksidente trafiku, ku një ndër ta ishte me fatalitet, ndërkaq mbi 20 me të lënduar. Një ndër ta ka ndodhur në rrugën Mamushë – Suharekë, ku një person ka goditur me veturë një fëmijë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kështu ka […]

Vetura godet fëmijën 8-vjeçar në rrugën Mamushë – Suharekë Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur dhjetëra aksidente trafiku, ku një ndër ta ishte me fatalitet, ndërkaq mbi 20 me të lënduar. Një ndër ta ka ndodhur në rrugën Mamushë – Suharekë, ku një person ka goditur me veturë një fëmijë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili njoftoi se aksidenti ka ndodhur afër një pompe të derivateve, kur vetura ka përplasur një fëmijë të moshës 8-vjeçare, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve, fëmija është dërguar fillimisht në Emergjencën e Mamushës, e më pas është transportuar për në Spitalin e Prizrenit, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e frakturës në kokë që ka pësuar.

Në anën tjetër, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe është identifikuar edhe i dyshuari, por i njëjti është s’është kapur, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.