Të premten policia dënoi vetëm dy qytetarë për mos respektim të masave anti-COVID

26.06.2021

Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave anti-COVID. Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus. Po ashtu, për gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë […]

Të premten policia dënoi vetëm dy qytetarë për mos respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave anti-COVID.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Po ashtu, për gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 777 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Siç njofton Policia, dy tiketa janë shqiptuar për dy qytetarë që nuk ka respektuar masat antiCOVID, njëherësh kjo është shifra më e ulët e shqiptimit të tiketave që nga hyrja në fuqi të Ligjit për Pandeminë.

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.