Suharekë, vetura godet një vajzë të mitur me trotinet, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes
SuharekaOnline mëson se deri te aksidenti kishte ardhur derisa vozitësi ishte duke drejtuar automjetin dhe nga pakujdesia me gomën e përparme të anës së djathtë e goditi drejtuesen e cila ishte duke lëvizur me trotinet. Në atë moment vajza e mitur ishte duke e drejtuar trotinetin përgjatë rrugës “Hasan Prishtina”, e cila kjo rrugë është […]
SuharekaOnline mëson se deri te aksidenti kishte ardhur derisa vozitësi ishte duke drejtuar automjetin dhe nga pakujdesia me gomën e përparme të anës së djathtë e goditi drejtuesen e cila ishte duke lëvizur me trotinet.
Në atë moment vajza e mitur ishte duke e drejtuar trotinetin përgjatë rrugës “Hasan Prishtina”, e cila kjo rrugë është një drejtimshe për lëvizjen e automjeteve, dhe pas aksidentit vozitësi me automjet nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, duke u larguar në drejtim të panjohur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:30 në rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e trotinetit ka pësuar lëndime trupore, ku familjarët e saj e dërguan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, e cila pasi mori ndihmën e parë u lirua për në shtëpi.