Suharekë, shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë
Kjo shtyrje u bë me kërkesën e të autorizuarit të të paditurit avokatit Sehad Haliti, i cili theksuar se sot e ka marrë autorizimin nga pala e tij dhe i duhet kohë që ta shqyrtojë dhe përgatisë lëndën. Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj në praninë e të autorizuarës së paditësit S.K avokates Nadire Hoxha […]
Kjo shtyrje u bë me kërkesën e të autorizuarit të të paditurit avokatit Sehad Haliti, i cili theksuar se sot e ka marrë autorizimin nga pala e tij dhe i duhet kohë që ta shqyrtojë dhe përgatisë lëndën.
Në këto rrethana, gjyqtari Shaban Zeqiraj në praninë e të autorizuarës së paditësit S.K avokates Nadire Hoxha dhe të paditurit V.K dhe të autorizuarit të tij avokatit Sehad Haliti, ka shtyrë seancën e sotme për 26 janar 2022 në ora 10:00.
Sipas precizimit të padisë të dorëzuar kësaj gjykate paditësi S.K nga djali i vëllait- padituri V.K, ka kërkuar vërtetimin e të drejtës së pronësisë në parcelën P-72116012-00773-0, në sipërfaqe 6731 m2, në vendin e quajtur “Karaman”, e cila pas ndarjes së bashëksisë familjare i ka takuar paditësit.
Nga i padituri ka kërkuar që ti dorëzoj paditësit në posedim dhe pronësi si dhe t’i lejoj bartjen e kësaj paluajtshmërie në librat kadastral.
Paditësi nga i padituri ka kërkuar edhe pagimin e të gjitha shpenzimeve të procedurës. /BetimipërDrejtësi