Suharekë: Lëshohet urdhërarrest ndaj të akuzuarit se shiti një veturë që e kishte të vendosur ndalesën për shitje

30.09.2021

Gjykatësi Lavdim Bajraktari bëri të ditur se i akuzuari ka qenë i ftuar përmes urdhëresës për sjellje me detyrim, por se e njëjta nuk është zbatuar. Në këto rrethana, ndaj A.L është lëshuar urdhërarrest i hapur, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kurse, seanca e së enjtes u shty në kohë të pacaktuar. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore […]

Gjykatësi Lavdim Bajraktari bëri të ditur se i akuzuari ka qenë i ftuar përmes urdhëresës për sjellje me detyrim, por se e njëjta nuk është zbatuar.

Në këto rrethana, ndaj A.L është lëshuar urdhërarrest i hapur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, seanca e së enjtes u shty në kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari A.L nga 20 prilli 2017 e deri më 21 nëntor 2018, me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditorit, gjatë ekzekutimit të detyrueshëm tjetërson asgjëson ose fsheh pjesë të pasurisë dhe me këtë dëmton kreditorin-të dëmtuarin S.P.

Sipas aktit akuzues, duke mos mundur që ta regjistrojë automjetin e tij, i njëjti e tjetërson- shet automjetin e markës “Daimler Chrysler”, për të cilin automjet kishte të vendosur ndalesën për regjistrim, përkatësisht për mos-shitje dhe tjetërsim nga Ministria e Punëve të Brendshme- Drejtoria për Regjistrimin e Automjeteve, me ç’rast të dëmtuarit S.P, i shkakton dëm material.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 344, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi