Suharekë, lëndohet një person në vendin e tij të punës
Rastet kur punëtorët në Kosovë lëndohen në vendet e tyre të punës janë të shpeshta. Një rast i tillë ka ndodhur të martën në Komunën e Suharekës, ku është bërë e ditur se një person derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore, shkruan SuharekaOnline. Nga burime të SuharekaOnline poashtu është bërë e ditur se […]
Rastet kur punëtorët në Kosovë lëndohen në vendet e tyre të punës janë të shpeshta.
Një rast i tillë ka ndodhur të martën në Komunën e Suharekës, ku është bërë e ditur se një person derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore, shkruan SuharekaOnline.
Nga burime të SuharekaOnline poashtu është bërë e ditur se personi në fjalë pas lëndimeve të marra i është ofruar edhe tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë dhe se i njëjti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ka pësuar lëndime trupore. Të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti në procedure hetimore.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.