Suharekë, lëndohet një person në vendin e tij të punës, dërgohet për tretman mjekësor

29.09.2022

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:50 në Suharekë. Po […]

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:50 në Suharekë.

Po ashtu, nga PK-ja kanë njoftuar se sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / Suharekë 28.09.2022 – 13:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.