Suharekë, 20-vjeçari godet dhe kap për fyti policët, tenton të ikë nga stacioni policor
Sot, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një tikete një kundërvajtësi në trafik, në shenjë pakënaqësie me vendimet e zyrtarëve policor, ai fillon qe ti fyen dhe i kanos zyrtarët policor me fjalët: ”kam me ua q…. nënën, kam me ju vra po sa të dilni në qytet”. Zyrtarët policor e […]
Sot, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një tikete një kundërvajtësi në trafik, në shenjë pakënaqësie me vendimet e zyrtarëve policor, ai fillon qe ti fyen dhe i kanos zyrtarët policor me fjalët: ”kam me ua q…. nënën, kam me ju vra po sa të dilni në qytet”.
Zyrtarët policor e kanë shoqëruar në stacion policor në Suharekë të dyshuarin A.Z i datëlindjes 2002,m/sh/sh për sjelljet e tij të pa hijshme.
Mirëpo i dyshuari me të njëjtat sjellje ka vepruar edhe në stacionin policor, duke i goditur zyrtarët policor, e duke tentuar të ikë nga stacioni policor.
Në përpjekje për të ikur nga stacioni policor i ka sulmuar dy zyrtarët policor. Ku i dyshuari e ka godit në qafë duke e kap për fyti dhe duke i’a shqyer uniformën, kurse zyrtarin tjetër godet me shkelm ne gjunjë edhe ne bark duke iu shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është intervistuar ne pranin e avokatit mbrojtës, në lidhje me rastin është informuar prokurorit i shtetit dhe urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonal në Prizren.