Shqetësuese, vetëm në 5 ditët e fundit ndodhën 248 aksidente, policia shqitoi mbi 9 mijë gjoba

25.06.2022

Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente janë raportuar me persona të […]

Ndonëse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 20 – 24 qershor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 248 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të enjten (23 qershor), ku në këtë ditë janë regjistruar 53 aksidente.

Ndërsa, fatmirësisht brenda kësaj periudhe kohore asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 110 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 138 të tjera me dëme materiale.

DataMe fatalitetMe të lënduarMe dëme
materiale
Numri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
20 qershor0262652
21 qershor0232649
22 qershor0173047
23 qershor0272653
24 qershor0173047
TOTAL0110138248

Po ashtu, gjatë këtyre pesë ditëve Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Sipas statistikave bëhet e dityre, se brenda këtyre ditëve policia ka shqiptuar 9 mijë e 73 tiketa trafiku.

DataNumri i tiketave të trafikut
20 qershor1,492
21 qershor1,789
22 qershor1,994
23 qershor1,885
24 qershor1,913
TOTAL9,073