Shifra shqetësuese, brenda 5 dite mbi 280 aksidente trafiku në Kosovë

17.09.2022

Ndonëse Policia e Kosovës po bënë vazhdimisht apele për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 40 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 81 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me […]

Shifra shqetësuese, brenda 5 dite mbi 280 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Ndonëse Policia e Kosovës po bënë vazhdimisht apele për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 81 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 30 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 12-16 shtator.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 288 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të premtën, ku brenda kësaj dite janë regjistruar 81 aksidente.

Ndërsa, fatkeqësisht në këtë periudhe dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 104 të tjera me të lënduar dhe 182 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
12 shtator5912236
13 shtator4101724
14 shtator5501639
15 shtator5201933
16 shtator8113050
TOTAL2882104182