Shifra alarmante, për vetëm 4 ditë mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë

14.08.2021

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit. Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në […]

Shifra alarmante, për vetëm 4 ditë mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës në vazhdimësi APELON te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.

Në çdo raport ditor të Policisë së Kosovës janë të regjistruar mbi 90 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 125 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 42 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 83 me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 10 gusht deri më 13 gusht.

Brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë ka ndodhur gjithsej 433 aksidente trafiku.

Më 13 gusht është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 125 aksidente, ndërsa më 12 gusht ndodhën 108 aksidente, 11 gusht 94 të tilla dhe më 10 gusht 106 aksidente.

DataNumri i aksidenteve të trafikut në Kosovë
10 gusht106 aksidente
11 gusht94 aksidente
12 gusht108 aksidente
13 gusht125 aksidente
TOTAL433 aksidente