Prokuroria e Prizrenit brenda një jave ka kërkuar paraburgim për 11 persona të dyshuar

19.11.2022

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se brenda një jave janë ndaluar 9 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren brenda një jave ka ngritur 28 aktakuza kundër 43 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: vjedhje, dhunim, fajde, dhunë në familje, e vepra të tjera. SuharekaOnline ka […]

Prokuroria e Prizrenit brenda një jave ka kërkuar paraburgim për 11 persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se brenda një jave janë ndaluar 9 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren brenda një jave ka ngritur 28 aktakuza kundër 43 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: vjedhje, dhunim, fajde, dhunë në familje, e vepra të tjera.

SuharekaOnline ka përcjellur raportet e prokurorisë për një javë ku poashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj jave nga prokurori i shtetit është bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 të dyshuar.

Rikujtojmë se gjatë 24 orëve të kaluara Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur këto 9 aktakuza kundër 19 personave:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Poashtu, nga kjo prokurori është bërë ndalimi i i një personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer  veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Nga ky departament me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.