Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar si dhe kërkon caktimin e paraburgimit për një tjetër

09.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar  dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona të dyshuar si dhe kërkon caktimin e paraburgimit për një tjetër

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar  dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. ” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Etiketat