Prokuroria e Prizrenit ngrit 8 aktakuza kundër 9 personave dhe kërkon paraburgimin e 4 të tjerëve

14.12.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 8 aktakuza kundër 9 personave dhe kërkon paraburgimin e 4 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” ndërsa, dy nga të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër  nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Prodhimi i ndaluar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.