Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza ndaj 5 personave të dyshuar

04.08.2023

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave. Prokuroria […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza ndaj 5 personave të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 11 persona dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) peroni për veprat penale “Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.